Atalanta e kërkon Lazzarin e Lazios

PUBLIKUAR

Atalanta e ka pikasur mbrojtësin e krahut të Lazios, Manuel Lazzari si një përforcim pasi që Robin Gosens arriti marrëveshje personale me Interin, shkruajnë mediat në Itali

Disa mediat, përfshirë Sky Sport Italia, the Gazzetta dello Sport dhe Sportitalia besojnë se Inter do të nënshkruajë me Gosens në 48 orët e ardhshme, si të huazuar me obligim blerjen për 25 milionë euro në total.

Jeremie Boga tashmë është transferuar nga Sassuolo për 22 milionë euro, marrëveshja është përfunduar sot në formë huazimi me obligim blerjen më 1 korrik.

Boga luan në krahun e majtë, si Gosens, por Atalanta ka nevojë që të forcohet edhe në krahun e djathtë të saj.

TuttoAtalanta mendon se Lazzari është një kandidat me një kontakt që tashmë është vënë me Lazion.

28 vjeçari ka vuajtur që t’i përshtatet taktikave të Maurizio Sarrit në krahun e djathtë, duke preferuar që ai të luajë më në sulm, një pozitë që kishte luajtur në SPAL por edhe në Lazion e Simone Inzaghit.

I mësuar të luajë në formacionin 3-5-2, ai do të mund të luante më shumë në Atalanta.

Lazio kishte paguar 15 milionë euro më 2019 për kontratën e tij që skadon në qershor të vitit 2024, kështu që huazimi me opsion blerjen është i mundshëm. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...