Aston Villa e Napoli ende të interesuara për Rashicën

PUBLIKUAR

Milot Rashica ende vazhdon të jetë në Werder Bremen edhe pse është thënë që herët se ai do të largohet nga kjo skuadër

Werder Bremen ende nuk e ka shitur Milot Rashicën, pavarësisht se drejtuesit e kësaj skuadre disa herë kanë thënë se Rashica do të largohet nga kjo skuadër.

Por, pas disa javëve pa lajme, sot, media gjermane DeichStube ka shkruar se për Rashicën ende janë në garë dy skuadre.

Bëhet fjalë që si Aston Villa ashtu edhe Napoli vazhdojnë ta kenë të njëjtin interesim për “raketën” kosovare.

Megjithatë, kjo media thotë se paratë për blerjen e Rashicës i ka vetëm skuadra angleze, Aston Villa.

Gjermanët kërkojnë 25 milionë për Rashicën dhe Villa thuhet se është e gatshme që t’i paguajë këto para për të.

Megjithatë, Rashica ka vazhduar të stërvitet me Werderin dhe se duket se ekipi i tij po pret oferta edhe nga skuadra tjera, jo vetëm nga Napoli apo Aston Villa. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...