Nuk kanë fund problemet për Franck Ribery i cili është lënduar sërish.
Mesfushori francez i sapo kthyer nga një dëmtim që e mbajti për shumë muaj jashtë fushës së lojës, ka mbyllur para kohe sezonin për këtë vit.
Francezi ka pësuar një tjetër dëmtim dhe nuk do të luajë në ndeshjet e fundit që bavarezët do të zhvillojnë për 2015-tën.
Përveç Ribery, trajneri Guardiola nuk do të ketë në dispozicion edhe Mehdi Benatian, i cili është dëmtuar gjithashtu në ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit.
Ribery muaj më parë kishte menduar edhe tërheqjen nga futbolli shkaku i zgjatjes së dëmtimit. /Telegrafi/


