Assesi mos pini ujë gjatë ngrënies, ja arsyeja

PUBLIKUAR

Është tashmë një zakon i yni që gjatë ngrënies, ushqimin ta shoqërojmë me ujë, por si duket pirja e ujit gjatë ngrënies, mund të jetë një veprim i dëmshëm për shëndetin, sidomos nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur.

Kjo gjë vlen sidomos nëse pimë ujë gjatë dhe pas vakteve.

Sajti “Mejor con Salud”, ka ekspozuar rreziqet që u kanosen njerëzve, kur menjëherë pas një vakti pinë ujë të ftohtë apo në sasi të tepruar.

Uji me temperaturë të ulët mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe i bën më kompakte ushqimet me yndyrë në stomak.

Kjo pasi stomaku i tret më mirë ushqimet me të njëjtën temperaturë me organizmin, ndërsa ngadalëson funksionin e tij në rast të temperaturave më të larta ose më të ulëta.

Kur procesi i tretjes ngadalësohet, mund të shkaktohen probleme të refluksit gastrik.

Ndër të tjera pirja e ujit gjatë ngrënies shkakton probleme me dhëmbët por edhe dhimbje koke. Është e vërtetë që këshillohet që të pihet një sasi e mjaftueshme uji, por duhet pirë në mënyrë konstante gjatë ditës./gazetaexpress

 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...