Assad: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Trumpin

PUBLIKUAR

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, kështu ka thënë këshilltari i Assadit, Bothaina Shaaban.

Duke folur për grupin mediatik amerikan “National Publik Radio”, pak pas fitorës tronditëse të Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, Bothaina Shaaban tha se cfarëdo bashkëpunimi për luftën civile pothuasje gjashtë vite të gjatë në Siri, do të varet në atë nëse politikat e Trumpit i plotësojnë pritjetet e Assadit, transmeton Express.

SHBA-ja i ka përkrahur në mënyrë të heshtur rebelët në luftën në Siri, edhe përmes financimit edhe në mënyrë logjistike, si dhe i është përkushtuar idesë së Assadi duhet patjetër të rrëzohet nga pushteti, në mënyrë që paqja të mbizotësojë në konfliktin që ka lënë më shumë se 400.000 njerëz të vdekur deri më tani.

Ndërkohë, Trump ka lënë të kuptohet se politika e tij e jashtme do të jetë më pak intervenuese se e paraardhësve së tij në Shtëpinë e Bardhë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...