Asociacioni, antikushtetues

PUBLIKUAR

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk është tërësisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese në përgjigjen e saj ndaj kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga, për të vlerësuar Marrëveshjen e 25 gushtit për ASK-në. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni i Komunave me shumice Serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Kosovës.

“Gjykata mori vendim që të konstatojë që parimet, siç janë elaboruar në “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 (Barazia para Ligjit), paragrafi 1, me Kapitullin II (Të Drejtat dhe Liritë Themelore) dhe me Kapitullin III (Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, gardiani i Kushtetutës në këtë vendim ka konstatuar se akti juridik i Qeverisë së Kosovës dhe statuti që implementon parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 që është barazia para ligjit, kapitulli 1, të drejtat dhe liritë themelore, dhe me kapitullin III, të drejtat e komuniteteve, duhet të plotësojë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me kapitullin II, për të drejtat dhe liritë themelore, me nenet 21 dhe 44 me kapitullin III, për të drejtat e komuniteteve, me nenet 57, 59, 60, 61 dhe 62, si dhe me nenet 79, 81, 93, 101, 113, 123, 124 dhe 137 të Kushtetutës së Kosovës, siç është arsyetuar në aktgjykim. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...