Asnjë shtatzënë me COVID-19 në Gjinekologji

PUBLIKUAR

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili thotë se prej 10 ditësh nuk ka më asnjë shtatzënë të hospitalizuar për shkak të koronavirusit.

Ai thotë se megjithatë numri i shtatzënave të hospitalizuara ka qenë mjaft i madh sidomos me shfaqjen e variantit Delta të coronavirusit në Kosovë.

Në këtë fazë të pandemisë kanë qenë të hospitalizuar rreth 113 paciente të prekura me coronavirus. Për fat të keq një numër prej tyre janë transferuar edhe në repartin e Mjekimit Intenziv. Edhe ne si komunitet i shtatzënave kemi pësuar mjaft nga kjo pandemi”, tha Ismaili për RTV Dukagjini.

Ismaili thotë se që nga fillimi i pandemisë qindra shtatzëna janë prekur nga koronavirusi.

“Rreth 300 shtatzëna kanë qenë të hospitalizuara që nga fillimi i pandemisë. Sigurisht se ka pasur më tepër të infektuara. Tek shtatzënat simptomat e infektimeve me koronavirus janë më të theksuara”, ka deklaruar Ismaili.

Duke folur për vaksinimin e shtatzënave, Ismaili ka thënë kjo kategori kanë pasur hezitime edhe në vende të ndryshme të botës.

“Pas apelit të Shoqatës së Gjinekologëve dhe studimeve në mbarë botën, është ardhur me përfundimin se vaksina nuk paraqet asnjë komplikim për shtatzënat. Përkundrazi komplikimet janë shumë më të mëdha të shtatzënat nëse ato infektohen me koronavirus”.

Ai thotë më tej thotë se edhe në Kosovë nuk është vërejtur ndonjë komplikim te shtatzënat pasi janë vaksinuar.

Ai ka përmendur se aktualisht 20 shtatzëna në Gjinekologji janë të vaksinuara së paku me dozën e parë, por sipas tij një numër tjetër shumë i madh ende kanë hezitime.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...