Asnjë rast me koronavirus te Napoli, a do të lejohet Rrahmani t’i bashkohet Kosovës

PUBLIKUAR

Napoli ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të ri pozitiv me koronavirus në skuadrën e vet, pas testimit të ri që ua bëri futbollistëve dje, megjithëse ende mungojnë rezultatet e dy testeve.

Fakti se nuk ka të prekur me Covid-19 në skuadrën e Serie A e bën Kosovën të shpresojë se kapiteni i ekipit kombëtar, Amir Rrahmani, mund t’i bashkohet asaj për ndeshjet e tetorit, raporton Gazeta Express.

Napoli njoftoi se të gjithë rezultatet u janë kthyer negative në rundin e fundit të testimit, edhe pse rezultati i dy testeve nuk është procesuar ende.

Qendërmbrojtësi Rrahmani, njëlloj si bashkëlojtarët e tij, ka ngelur i ngujuar në Napoli për shkak se komuna napolitane i ka urdhëruar ata të vetizolohen sepse kishin kontakt me dy futbollistët e Napolit që dolën pozitivë me koronavirus javën e kaluar.

Skuadra e Gennaro Gattusos nuk udhëtoi të dielën drejt Torinos për ndeshjen e Serie A me Juventusin, sepse s’u lejua nga autoritetet shëndetësore lokale.

Në kampin dardan ka shpresa se Rrahmani mund të lejohet të udhëtojë drejt Kosovës, edhe pse asgjë nuk është e sigurt.

Kosova madje ka bërë kërkesë në FIFA që ai të lejohet t’i bashkohet Kombëtares, pasi nuk është në mesin e dy të prekurve me Covid-19 në Napoli.

Por Kosova dhe Rrahmani janë në luftë kundër kohës, pasi ndeshja jetike kundër Maqedonisë së Veriut në play-off për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 do të zhvillohet pas dy ditëve, të enjten më 8 tetor në Shkup.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...