Asnjë gjuajtje gjatë 90 minutave, është hera e tretë që i ndodh Ronaldos në karrierë në LK

PUBLIKUAR

Manchester United u eliminua sonte nga Liga e Kampionëve, pasi pësoi humbje nga Atletico Madrid.

Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” u mbyll me rezultatin 0:1, teksa spanjollët kaluan tutje me rezultatin e përgjithshëm 1:2.

Cristiano Ronaldo as sonte nuk arriti ta gjej rrugën për te goli, pavarësisht se luajti tërë ndeshjen, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, sulmuesi portugez nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje drejt portës. Dhe, kjo i ndodhi pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për herë të tretë në Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij.

37-vjeçarit kjo i kishte ndodhur në vitin 2003 në ndeshjen Manchester United – Panathinaikos dhe në ndeshjen Real Madrid – Barcelona të vititi 2011. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...