Kim Kardashian dukej mahnitëse e veshur me ngjyrë ari, gjatë shfaqjes së një premiere në Hollyeood, të mbajtur gjatë ditës së djeshme.
36 vjeçarja shkëlqente dhe dukej tepër seksi përderisa hyri brenda me motrën e saj të madhe Kourtney, ku kishte të veshur një fustan ngjyrë ari, të gjatë e të ngushtë, transmeton Indeksonline.
Kourtney afër Kim Kardashianit as që u vërente në këtë premierë, pasi ajo kishte të veshura një palë kostume të zeza të cilat nuk vënin në pah linjat e saja trupore.
Kjo ishte premiera e filmit “The Promise” e cila ka zënë vend në ditët finale të Ottoman Empire. Ky film do të shfaqet në Amerikë me 21 prill./Indekosnline/




