Askush si Ozil, vë rekord në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Mesut Ozil është futbollisti i parë në histori të Ligës Premier që krijon gola në gjashtë ndeshje radhazi.

Mesfushori gjerman asistoi në golin e barazimit kundër Tottenhamit, të cilin e shënoi Kieran Gibbs.

Në këtë mënyrë, ai vuri një rekord të ri në elitën e futbollit anglez për numrin e asistimeve në gjashtë ndeshje radhazi.

Arsenali luajti baras kundër Spursave në derbin lokal duke dështuar ta merrte primatin në Ligën Premier.

Kjo ishte ndalesa e parë pas disa fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa aktualisht Topçinjtë kanë pikë të barabarta me liderin Manchester City. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...