“Askush nuk mund të matet me Messin”

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, pranon se do ta ketë shumë të vështirë të inkuadrohet në ekipin e Argjentinës, pasi për pozitën e tij ka konkurrent Lionel Messin.

Argjentinasi shënoi 27 gola në edicionin e kaluar për zikaltrit, mirëpo deri më tani ka regjistruar vetëm një paraqitje për kombëtaren.

“Në Amerikën Jugore ka disa lojtarë të shkëlqyer. Unë përpiqem ta bëj punën time dhe jam i kënaqur me atë që kam bërë në sezonin e kaluar”.

“Mirëpo, do ta kem të vështirë të bëhem sulmuesi më i mirë jugamerikan, sepse aty janë shumë lojtarë mahnitës nga Argjentina”.

“Unë jam argjentinas dhe e admiroj Messin. Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar Icardi.

Superylli i Barcelonës numëron 49 gola në 105 paraqitje për Argjentinën dhe 418 gola në 494 ndeshje me Blaugranët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...