Asistim i mrekullueshëm me kokë nga Muriqi që e nxori bashkëlojtarin përballë portierit

PUBLIKUAR

Mallorca ka krijuar epërsi të dyfishtë përballë Athletic Bilbaos në ndeshjen e javës së 24 në La Liga.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të me golin e Salva Sevilla të realizuar nga pika e bardhë.

Pas gjysmë ore lojë, epërsia e skuadrës vendase në Visit Mallorca Estadi u dyfishua me golin e Angel Rodriguez (30’).

 

Pas një rivënie anësore që shkoi në drejtim të zonës, Vedat Muriqi vrapoi drejt qendrës duke e goditur topin me kokë dhe duke e nxjerrë bashkëlojtarin e tij përballë portierit.

Në këtë situatë, Angel nuk e pati të vështirë vetëm t’ia ndërronte drejtimin topit drejt portës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...