Ashtu siç paralajmëroi, Messi nuk paraqitet në klub për ta bërë testin për Covid-19

PUBLIKUAR

Lionel Messi nuk ka shkuar në qendrën mjekësore të Barcelonës për ta kryer testin e PCR-së për koronavirus mëngjesin e sotëm, duke e bërë edhe më bindëse qëllimin e tij për t’u larguar nga Camp Nou.

Shumica dërrmuese e bashkëlojtarëve të Messit janë parë duke u futur në qendrën mjekësore për t’i kryer testet e Covid-19, siç kërkohet me protokollin e La Ligës, para fillimit të sezonit të ri, raporton Gazeta Express.

Messi e kishte njoftuar klubin se nuk do të paraqitej për teste sot e as të hënën për stërvitje.

Barça i fitoi futbollistët e saj të paraqiten për teste para se t’i nisin stërvitjet të hënën nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman.

Messi duhej të mbërrinte deri në orën 10:15, sipas mediave spanjolle, por nuk u paraqit.

Shoku i tij i ngushtë, Luis Suarez mbërriti i vetëm pak para orës 10:00.

Messi e njoftoi Barcelonën të martën përmes një shkrese se ka vendosur të largohet nga klubi pas 15 vjetëve pjesë e ekipit të parë.

Ai pritet t’i bashkohet Manchester City në Premierligë.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...