“Ashtu si Man City Agueron dhe Tottenham Kanen, edhe Liverpooli po më ndihmon mua”

PUBLIKUAR

Salah thotë se Tottenhami dhe Manchester City do të bëjnë të pamundurën që lojtarët e tyre të rrëmbejnë Këpucën e Artë, që aktualisht janë prapa Salahut.

Salah, 25 vjeçar, po shijon një sezon fantastik në “Anfield”. Ai ka realizuar 40 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat që kur u transferua nga Roma – 30 në Premierligë dhe është favorit për ta fituar “Këpucën e Artë”.

Salah, haptazi tha se do të ndërronte çdo çmim me trofeun e Ligës së Kampionëve, por nuk duket të jetë edhe ashtu.

“Nuk mund të gënjej – (Këpuca e Artë) është në mendjen time. Por, ju mund ta shikoni se të gjithë po mundohen ta pasojnë topin te unë, që të më ndihmojnë”, u shpreh Salah.

“Jam gjithashtu i sigurt se lojtarët e Tottenhamit janë duke tentuar ta ndihmojnë Harry Kanen dhe gjithashtu edhe ata të Manchester City, Sergio Agueron”.

“Kështu është, por në fund, ne luajmë si ekip”, shtoi Salah. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...