Asgjësohet shtrudllet nga Serbia

PUBLIKUAR

timthumb

Inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, bëri asgjësimin e 31992 copë shtrudlleve me fiq të prodhuesit Medela nga Serbia, të cilat ishin të ndaluara për tregtim nën dyshimin e prezencës së Oharotoksinës A.Sipas një njoftimi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, pas dërgimit të mostrave në laborator dhe testimit të tyre, disa nga to kanë rezultuar pozitive. Pas kësaj, i gjithë prodhimi që ka rezultuar pozitiv sipas emrit të produktit dhe serisë së prodhimit, është asgjësuar. Pjesa tjetër që ka rezultuar se i plotëson kushtet për konsum, është lejuar të kthehet ne treg për shitje.“Asgjësimi është kryer në deponinë e mbeturinave të regjionit të Pejës, në prezencë dhe mbikëqyrje të inspektorëve sanitar, për tu siguruar se e gjithë sasia po shkatërrohet. Po ashtu, po sigurohet edhe asgjësimi ne hapësirën e paraparë sipas kushteve higjienike sanitare, për të mos u ndotur ambienti. Këto produkte kanë qenë të larguara nga tregu prej momenti që është shfaqur dyshimi. Deri me sot janë mbajtur nën masën e ndalese për qarkullim në treg dhe sot është kryer asgjësimi i plotë i të gjithë sasisë qe ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e AVUK-it.Ndryshe, në tregun e brendshëm, sipas AVUK-it, ka produkte shtrudlle të prodhuesve të ndryshëm, por qe janë të analizuara dhe i plotësojnë kushtet e sigurisë për konsum./lajmet-shqip/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...