Asfaltohet fshati Brus i Lipjanit

PUBLIKUAR

Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit, nga sot i ka të ndërtuara rrugët nëpër lagje. Kjo, pasi komuna e Lipjanit, ka investuar në rregullimin , përkatësisht asfaltimin e rrugëve në këtë fshat, të harruar pothuajse krejtësisht më parë. Për këtë investim banorët e fshatit, e kanë falënderuar kryetarin e komunës, Imri Ahmetin.

Ndërkaq, kryetari i komunës, Imri Ahmeti, ditë më parë, pati deklaruar se, përveç asfaltimit, banorëve të fshatit Brus, po ashtu do t’ju rregullohet edhe infrastruktura shkollore, duke premtuar edhe projekte të tjera, të cilat do të përmirësojnë jetën e banorëve në këtë fshat.

“ Fillimisht dua ta falënderoj kryetarin Imri Ahmetin, që po na mundëson ndërtimin e kësaj rruge. Ne si fshat jemi shumë falënderues ndaj kryetarit dhe punës së stafit të tij”, ka thënë Gjon Gashi, përfaqësues i fshatit Brus.

Të pranishëm në këtë ceremoni rasti, ishin nënkryetari i komunës, Sefer Tasholli, drejtori i Shërbimeve Publike, Heset Sahiti, dhe menaxherët e tjerë të këtij projekti.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...