Asfaltohet edhe një rrugë në Prishtinë

PUBLIKUAR

10536490_260935060782363_1897971052_n

Sot kanë përfundur punimet për asfaltimin e rrugës Ismail Qemaili, në lagjën Arbëria ish-Dragodani në Prishtinë. Këto punime kishin filluar që nga muaji qershor por gjithmonë duke i lënë në gjysmë kështu që banorët e kësaj lagje janë ankuar për këtë “aksion” të papërfunduar.

“Jemi të dëshpëruar nga kjo situatë sepse këtu afër është zyra greke, më pas Ambasada e Francës si dhe e Turqisë, domethënë ka qarkullim jo vetëm nga banorët por edhe të tjerë që vijnë për të pritur radhën për viza”, tha për LipjaniNews Premton Zeneli, banor i kësaj lagjeje.

Sot më në fund rruga është asfaltuar duke ja u lehtësuar punën pikë së pari banorëve më pas ambasadave./LipjaniNews/.

10578465_260935104115692_1871340501_n

10588778_260935117449024_283504820_n

10602994_260935057449030_1984152986_n

10595705_260935134115689_114827274_n

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...