Nga karantina, për Real Madrid TV, Marco Asensio ka zgjedhur tre golat më të veçantë që i ka shënuar me fanellën e bardhë.
Talenti spanjoll, tani për tani më të veçantin në karrierë e cilëson golin në finale të Superkupës së Evropës, kundër Sevillës.
Ai thotë se e rendit të parin pasi që “ishte ndeshja ime e parë me Reali, ishte ndeshje debutuese me fanellën e Realit, dhe titulli i parë”.
Në vendin e dytë e rendit golin e shënuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Ai shënoi për 4-1 kundër Juventusit dhe e rendit në nj prej favoritëve për shkak rëndësisë që ka Champions League.
Kurse golin e tretë favorit Asensio e ka paksa më të vështirë për ta zgjedhë, por në fund shkon me atë kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit.
Atij i pëlqen edhe ai në ndeshjen e parë në Camp Nou, por në fund shkon me atë që ka shënuar në Santiago Bernabeu, raporton Gazeta Express.
Për më shumë, shikoni videon më poshtë.


