Reali nuk dëshiron ta shesë Asension, ai do të qëndrojë në “Bernabeu”.
Marco Asensio nuk do të largohet nga Real Madridi këtë verë, raporton AS, transmeton Gazeta Express.
22 vjeçari nuk është titullar i rregullt te Los Blancos, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane.
Por, AS raporton se Asensio është duke menduar vetëm që të vazhdojë me Los Blancos dhe klubi nuk është i interesuar të dëgjojë oferta as nga Liverpooli e as nga ndonjë klub tjetër për reprezentuesin e Spanjës. /Gazeta Express/


