Asensio: Ka interesim nga Liverpooli, por jam i përqendruar në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, e ka pranuar se ekziston interesimin nga Liverpooli për shërbimet e tij, por insistoi se nuk është i përqendruar në thashetheme.

Liverpooli, që e humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit sezonin që lamë pas, ka shprehur dëshiron e madhe për ta pasur në radhët e veta ish-pjesëtarin e Mallorcas, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Asensio nuk dëshiron të diskutojë për spekulimet e transferimeve sepse synon ta ngrejë trofeun e Kupës së Botës me vendin e vet, Spanjën.

“Ka interesim nga Liverpooli, por ka kaluar ai interesim dhe unë jam i fokusuar në Kupën e Botës”, ka thënë Asensio.

“Kur të mbarojë [Botërori], do të flitet për këtë por tani, kokën e kam në Rusi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...