Asensio, i lumtur me kthimin mbresëlënës nga lëndimi

PUBLIKUAR

Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, u shpreh i lumtur që iu shpagua puna e palodhshme në fitoren me rezultat 3:0 kundër Valencias, kur ai e bëri një kthim mbresëlënës nga lëndimi i rëndë që e kishte pësuar.

Në kthimin e tij pas dëmtimit të rëndë të ligamenteve të gjurit që e kishte pësuar, Marco Asensio arriti të shënojë disa sekonda pas inkuadrimit në lojë dhe pastaj e asistoi golin e Karim Benzemas, të enjten në stadiumin Alfredo Di Stefano, transmeton Gazeta Express.

24-vjeçari Marco Asensio ishte i kënaqur me këtë paraqitje të tij, që ishte e vetmja që nga maji i vitit të kaluar.

“Unë me të vërteta doja të kthehesha në fushën e lojës. Kam punuar shumë që disa muaj. Jam shumë i lumtur që pata mundësi të luaj, të shënoj dhe të ndihmoj në fitoren e skuadrës”, ka thënë Asensio.

Duke folur për golin e tij, Asensio tha: “Jam shumë i entuziazmuar dhe i kënaqur sepse ka shumë punë që shkoi prapa këtij goli. Jemi në pjesën finale të sezonit”. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...