Asensio e bën operacion gjurin e tij

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Marco Asensio, e kaloi me sukses një operacion në gjurin e këmbës së majtë, pasi i lëndoi rëndë ligamentet.

Asensio e pësoi lëndimin e tij gjatë ndeshjes miqësore të Real Madridit kundër Arsenalit, në kuadër të turneut parasezonal International Champions Cup, muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

23-vjeçari kishte hyrë në atë ndeshje – të cilën Real Madridi arriti ta fitojë vetëm përmes gjuajtjes së penalltive – gjatë pjesës së dytë në stadiumin “FedExField” në Maryland.

“Operacioni u krye nga mjeku Manuel Leyes, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Real Madridit. Asensio do të mbetet në spital deri sa të ndihet të ndihet në gjendje mjaftueshëm të mirë. Nga ai moment do të fillojë edhe programi për rikuperim”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Real Madridi.

Përderisa Asensio e kreu operacionin e tij të mërkurën, Real Madridi i vazhdoi përgatitjet për sezonin e ri të La Ligës me fitore me rezultat 1:0 kundër Red Bull Salzburgut.

Eden Hazardi e shënoi golin e vetëm të ndeshjes, përderisa ky gol ishte edhe i pari i tij për Real Madridit, pas transferimit nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Real Madridi – që përfundoi në pozitën e tretë sezonin e kaluar të La Ligës – do të përballet me Romën të dielën para se ta nisë sezonin 2019/20 me ndeshjen si mysafir ndaj Celta Vigos më 17 gusht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...