Kwadwo Asamoah ka konfirmuar se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Juventusit.
Pas gjashtë viteve me Juventusin, ku fitoi gjashtë herë Serinë A, shumë Kupa tjera dhe dy herë arriti në finale të Ligës së Kampionëve, Kwadwo Asamoah ka treguar se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Ai nuk ka treguar klubin e ri, por njoftimi që ka bërë – ka lënë të hapur thashethemet që tashmë raportohet se ka kaluar testet mjekësore te Interi.
“Edhe pse Juventusi më ofroi kontratë të re, me gjithë respektin – doja që të vazhdoja diku tjetër”, tha Asamoah që pothuajse ka qenë zgjedhja e dytë në Torino.
“Do të jetë shumë e vështirë për mua që në të ardhmen të luajë kundër Juventusit, por më është dashur të marrë këtë vendim edhe në të mirë të familjes sime gjithashtu dhe shpresoj që tifozët do të më kuptojnë dhe do ta pranojnë këtë vendim”, shtoi ai.
“Kam luajtur në Juventus me shumë legjenda dhe disa nga lojtarët më të mirë në botë në një gjeneratë të artë, do të më mungojnë të gjithë”, shkroi mes tjerash ai në letrën lamtumirëse. /Gazeta Express/


