Asambleisti Arben Bahtiri ka kaluar në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ky i fundit më herët ishte në LDK.
AAK-ja në Lipjan ka njoftuar se Asambleisti i Kuvendit Komunal të Lipjanit z. Arben Bahtiri ka kaluar në rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan, transmeton LipjaniNews.
Lidhur me aderimin e tij në AAK, z. Bahtiri deklaroi se janë dy arsye kryesore që e kanë shtyrë atë të bëhet pjesë e AAK-së: Së pari është kryetari i degës së AAK-së z. Fitim Selimi një figurë e shquar dhe shumë e respektuar në vend, kontributdhënës në shumë fusha për qytetarët lipjanas dhe më gjerë, dhe së dyti është lideri i pakontestuar z. Ramush Haradinaj. Ndërshmëria dhe pastërtia e këtyre dy liderëve si dhe vizioni politik i AAK-së më bënë që karrierën time politike ta vazhdojë në kuadër të degës së AAK-së në Lipjan, deklaroi z. Bahtiri, thotë AAK.
“Ndërsa kryetari i Degës z. Fitim Selimi deklaroi: AAK mirëpret në rradhët e veta njerëz të cilët janë kontributdhnës për shooqërinë dhe vullneti i z. Bahtiri për t’u bërë pjesë e Aleancës është rezultat i qëndrimit të drejtë të AAK-së dhe mos lëkundjes karrshi sfidave të mëdha nëpër të cilat po kalon vendi. Më tej z. Selimi shtoi se AAK-së në Lipjan ditëve në vijim do t’i bashkohen edhe shumë figura të tjera të jetës politike e intelektuale në Lipjan, me të cilët ai tashmë është në kontakte të vazhdueshme dhe shpejt do të bëjë publike emrat e tyre”, thuhet më tej./LipjaniNews.com/