As vende të reja pune, as rritje pagash

PUBLIKUAR

Hashim Thaçi pati premtuar në fushatën e fundit zgjedhor se po qe se partia e tij do të jetë në Qeveri pagat e shërbyesve civilë në Kosovë do të rriten për 25 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila drejtohet nga Hashim Thaçi, ka një vit që është pjesë e Qeverisë, ku ka pushtet të madh në ekzekutiv, ndonëse posti i kryeministrit i ka takuar Isa Mustafës të LDK-së, por pagat e shërbyesve civilë nuk janë rritur.

Rritja e pagave ka mbetur vetëm në nivel të premtimeve parazgjedhore, pasi që aktualisht nuk ka mundësi buxhetore për rritje të tyre.

Për më tepër, në zgjedhjet e vitit 2014 Thaçi pati premtuar se gjatë mandatit katërvjeçar të Qeverisë shërbyesve civilë do t’u rriten pagat 100 për qind, 25 për qind çdo vit.

Në anën tjetër, gjatë vitit 2015 veprimi i vetëm i Qeverisë ka qenë realizimi i pagesës së përvojës së punës për të punësuarit në arsim prej 0,5% të pagës bazë për çdo vit të plotë të përvojës së punës.

Përfaqësues të opozitës, organizatave joqeveritare, analistë, e shohin rritjen e pagave vetëm si premtim elektoral dhe jo si çështje që preokupon zyrtarët e lartë të shtetit. /zeri/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...