As pas takimit me Delawie, Raif Qela s’ndryshon qëndrim për Demarkacionin

PUBLIKUAR

Edhe Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim i cili është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK’së pranon se as takimi me ambasadorin amerikan Delaëie, nuk e ka ndryshuar qëndrimin etij për Demarkacionin.

Në një postim në Facebook, ai tregon se çka konkretisht u diskutua aty dhe se cila sipas tij është zgjidhja më e mirë për të dalë nga kjo situatë.

Posimi i plotë i Raif Qelës:

Sapo e përfunduam një takim me ShT Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delavie.

Qëndrimi i z. Ambasador ishte shumë korrekt.

Z.Ambasador e tregoi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe me rëndësinë që ka për Kosovën përfundimi i këtij procesi.

Duke e falënderuar Ambasadorin Delavie për gjithë angazhimin e tij dhe të SHBA-ve që ky problem të zgjidhet, unë ia paraqita atij qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim se po të kishte pasur transparencë që nga fillimi dhe po të kishte pasur gatishmëri për konsensus, kjo çështje tashmë do të ishte e përfunduar.

Po ashtu, unë e njoftova atë për qëndrimin tonë, të cilin e kemi shprehur që nga fillimi, se zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar.

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...