Arton Muhaxheri: Sikur Peja ta kishte Shpend Ahmetin

PUBLIKUAR

arton-muhaxheri-sikur-peja-ta-kishte-shpend-ahmetin_hd

Njëri nga aktivistët kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Arton Muhaxheri, në një shkrim të publikuar në profilin e tij në facebook, ka drejtuar kritika e akuza ndaj qeverisjes komunale të Pejës dhe kryetarit të kësaj Komune, Gazmend Muhaxherit.

Muhaxheri i VV-së, duke e kritikuar Muhaxherin e LDK-së, thotë se kryetari i Pejës po bën veprime në dëm të qytetarëve të Pejës.

“Asnjëherë veprimet e pamençura nuk sjellin rezultate, ashtu siç nuk po i sjellin rezultate as pushtetit lokal në Pejë dhe kryetarit Gazmend Muhaxheri”, shkruan Artoni dhe shton: “Të lësh Pejën pa ndriçim publik në shumë pjesë të saj për arsye të kursimit të energjisë elektrike, përveçse është veprim i pamençur i pushtetit është edhe kontribut në pasigurinë e qytetit më të pasigurt”.

Sipas tij, t’i bësh me dy drejtime rrugët e ngushta dhe pa trotuare, rrezikohet jeta e qytetarëve.

“Të shohësh mbeturina kudo që shëmtojnë pamjen e qytetit dhe të mos ndërmarrësh asgjë, do të thotë kontribut në ndonjë epidemi. Të kesh Teatër ne qytetin e artit dhe të mos kesh trupë teatrore, duket paradoksale”, potencon ai. “Pejës i nevojitet një Shpend Ahmet, për mënyrën se si vepron në shërbim të qytetarëve”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një litër naftë 1 euro e 35 cent, Berjani: S’ka vend për panik, Kosova ka derivate

Me të nis sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, ajo që...

Prokuroria e mbrojtja ballafaqohen në rastin e 400 kg kokainë

Ka nisur të martën seanca e fjalës përfundimtare në rastin e 400 kilogramëve kokainë....

Smakaj, Kilaj dhe Fazliu kërkojnë ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht, Thaçi ankohet për përkthimin

Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kishin kërkuar nga gjyqtari i vetëm në...