Arthur: Pique është shumë i bukur, Messi tejet inteligjent

PUBLIKUAR

Arthur Melo ka qenë i mrekullueshëm për Barcelonën këtë sezon dhe përkundër që është një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Ernesto Valverde, ai ende e pickon veten në shenjë mosbesimi që është në Camp Nou.

Mesfushori Arthur Melo diskutoi për jetën e tij të re në Camp Nou. Ai e theksoi dukjen e jashtme të Gerard Piques, si dhe i përmendi edhe disa bashkëlojtarë të tjerë të tij në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

“Pique është shumë i bukur. Ai është i gjatë, ka një fytyrë të bukur dhe duket gjithmonë si dhëndri në dasmë. Ai është një personalitet dhe gjithmonë bën shaka me të tjerët”, është shprehur Arthur për gazetën gjermane, Ale Oliveira.

Arthur Melo e lavdëroi edhe kapitenin e skuadrës, Lionel Messi, por për arsye përtej aftësisë së tij si futbollist profesionist.

“Messi është i mrekullueshëm brenda dhe jashtë fushës. Ai është lideri ynë në zhveshtore, e lexon futbollin si askush tjetër dhe është tejet inteligjent. Ai u flet të gjithëve dhe unë ende mbes i mahnitur: “Ai është Messi””.

Arthuri tanimë është rehatuar si lojtar mjaft i rëndësishëm në skuadrën e Barcelonës dhe ai e pranon se u përshtat në ekipin e ri më shpejt sesa që e kishte pritur.

“Nuk e prisja të luaja kaq shumë. Mendova se do ta kaloja një periudhë përshtatjeje, por të gjithë bashkëlojtarët e mi më ndihmuan shumë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...