Arthur ia ka bërë me dije Juventusit edhe një herë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar atij në Serie A.
Nuk është fshehtësi se Juventusi e dëshiron me ngulm Arthur Melon e Barcelonës, të cilin ka bërë përpjekje të vazhdueshme në muajt e fundit ta bindë t’i bashkohet klubit, transmeton Gazeta Express.
Por mesfushori brazilian e ka hedhur poshtë edhe ofertën e radhës nga kampioni italian.
Sipas Sky Sport Italia, ai e ka refuzuar një pagë vjetore në vlerë pesë milionë euro në Juventus.
Megjithëse në Barcelona përballet me konkurrencë të fortë për të zënë vend titullari, 23-vjeçari vazhdon të besojë se do të bëhet lojtar i rëndësishëm në Camp Nou.
Por Barcelona është pajtuar që ai të largohet në drejtim të Juventusit, në një marrëveshje shkëmbimi për Miralem Pjanic, e hedhur në tavolinë nga klubi italian.


