Arteta flet për të dëbuarin Aubameyang, pas fitores kundër West Hamit

PUBLIKUAR

Mikel Arteta nuk ka pranuar të tregojë nëse i dëbuari Pierre-Emerick Aubameyang do të thirret në skuadër për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit.

Arteta e largoi nga skuadra Aubameyangun për ndeshjen e së mërkurës kundër West Hamit, të cilën Arsenali i fitoi 2:0 në Emirates dhe u ngrit në vendin e katërt në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që Aubameyang nuk ishte pjesë e skuadrës, në një javë gjatë të cilës atij iu hoq edhe shiriti i kapitenit për shkak të mungesës së disiplinës.

Pas fitores kundër çekanëve, Arteta u pyet nga BT Sport nëse Aubameyang do të rikthehej në skuadër për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit kundër Leeds United në fundjavë.

Trajneri i topçinjve u përgjigj: “Ai nuk ishte në këtë ndeshje dhe kjo është e tëra. Për këtë do të flasim në të ardhmen e afërt”.

Arteta e lartësoi skuadrën për lojën që e bëri ndaj rivalit londinez: “Lojtarët ishin plotësisht të përqendruar. Ata deshën të tregonin se sa të fortë jemi si ekip.”

“Pres nga secili lojtar që t’iu përmbahet vlerave tona. Do të flasim (për Aubameyang) një ditë tjetër. Sot dua të flas për ndeshjen”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...