Arteta: Arsenali duhet ta kopjojë mentalitetin e Chelseat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, beson se skuadra e tij duhet të tentojë ta replikojë mentalitetin fitues që është instaluar në Chelsea gjatë 15 vjetëve të fundit.

Topçinjtë do të përballen me Chelsean në stadiumin kombëtar të Anglisë, Ëembley, të shtunën në finale të FA Cup, duke qenë të vetëdijshëm se duhet të fitojnë për ta siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Evropës, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, Chelsea veçse e ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje bindëse me rezultat 4:1 kundër Arsenalit në finalen e sezonit të kaluar në Ligës së Evropës.

Trofeu i Ligës së Evropës ishte i 16-ti për Chelsean që nga ardhja e Roman Abramovichit si pronar. Asnjë klub anglez nuk ka fituar më shumë trofe gjatë kësaj periudhe kohore dhe Arteta e theksoi këtë mentalitet fitues të kundërshtarit të tij para finales.

I pyetur se a dëshiron ta replikojë atë lloj kulture edhe në Arsenal, Arteta: “Pa dyshim. Chelsea i ka pasur disa lojtarë tepër të rëndësishëm në ato ekipe fituese dhe kjo ua ka dhënë atyre platformën për të qenë aq të mirë”.

“Para ardhjes së Abramovichit, ata s’ishin ekip fitues. Por, ata e ndryshuan mendësinë dhe i bidon lojtarët dhe bënë presion që qëllimi i vetëm i skuadrës të jetë fitorja. Kur ndodh kjo, të gjithë performojnë më mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...