Arta Nitaj publikon imazhet provokuese nga pushimet në ishullin e Bill Gates

PUBLIKUAR

Modelja Arta Nitaj po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, përmes së cilave merr vëmendjen e shumë ndjekësve të saj.

Së fundmi, Nitaj ka treguar se ndodhet me pushime në Zanzibar të Madagaskarit, ku është duke shijuar motin e ngrohtë dhe plazhin atje.

Këto ditë, Arta ka publikuar vazhdimisht imazhe nga pushimet e saj, duke vënë kryesisht në pah linjat e saj atraktive trupore.

Në videon e fundit të publikuar për fansat e saj në InstaStory, Arta u kujdes të bëjë të njëjtën gjë, duke xhiruar trupin e saj të tonifikuar me telefon.

Bukuroshja e njohur bëri bujë pak ditë më parë në mediat rozë, kur tregoi se pushimet po i kalon në një nga ishujt privat të miliarderit Bill Gates në Zanzibar.

Që nga ajo kohë, ajo nuk është ndalur së publikuari fotografi provokuese për fansat e saj të shumtë.

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...