Arta Nitaj përlotet nga befasia që ia bëri e ëma në “Dance With Me”

PUBLIKUAR

Arta Nitaj ditën e djeshme (e hënë) ka festuar ditëlindjen e 26-të.

Ajo po ashtu në të njëjtën ditë do të performonte në spektaklin “Dance With Me”.

Pas performancës që bëri, aktorja u befasua për ditën speciale fillimisht nga Dafina Zeqiri dhe një mike e ngushtë, e më pas nga e ëma.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo e fundit zgjodhi fjalët më të mira për të bijën, ndërkohë që tha se mezi pret ta takojë pasi këto kohë për shkak të angazhimeve kanë qëndruar më larg njëra-tjetrës.

“Mezi pres të vish në shtëpi për të më zbukuruar jetën”, ka qenë një nga fjalitë e nënës, të cilat e përlotën bukuroshen nga Peja.

Foto: Screenshot/YouTube

Arta fillimisht u bë e njohur nga seriali vendor “O sa mirë”, e më pas udhëhoqi një emision sportiv.

Nitaj momentalisht është fokusuar në shoun “Dance With Me”, që tha se ka gabuar profesion pasi i pëlqen shumë vallëzimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...