Arta Elezaj është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan me fansat fotografi nga përditshmëria e saj.

Në profilin e aktores në Instagram, nuk mungojnë edhe imazhet që vënë në plan të parë linjat trupore të bukuroshes.

Ndërsa gjatë ditëve të ngrohta të verës, Arta i ka shpërndarë disa fotografi, në të cilat ka pozuar me kostum larjeje.

Arta Elezaj u bë e njohur për publikun e gjerë falë aktrimit të saj në hit serialin televiziv, “O Sa Mirë”.

Ajo arriti që përmes rolit të Xhakartës të bënte për vete fansa të shumtë që e ndiqnin komedinë televizive. /Telegrafi/