Arsyetimi i Zidane pasi i la në stol Jovic dhe Mayoral në barazimin pa gola me Sociedadin, i futi në lojë dy lojtarë të akademisë

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është arsyetuar pas barazimit 0-0 me Real Sociedadin në ndeshjen e parë në La Liga për sezonin 2020/21.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë. Pjesa e dytë ishte më e vështirë. Në fazën e mbrojtjes ishim mirë, na mungoi vetëm goli”, u shpreh ai.

Përse nuk luajtën MAYORAL dhe JOVIC, por në vend të tyre startuan dy lojtarë të akademisë, Marvin dhe Arribas, Zizu ka një përgjigje:

“MAYORAL dhe JOVIC? Nuk dja të ndryshoja ritmin e ekipit. Doja të inkuadroj lojtarë krahu”.

“Gjithmonë do të luftojmë në çdo ndeshje. Në fund janë dy pikë të humbura dhe është diçka jo mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...