Arsyeja pse Fronti al-Nusra u nda nga al-Qaeda do t’ju befasojë

PUBLIKUAR

Froni al-Nusra, njëri nga grupet më të mëdha radikale islamike në Siri, njoftoi dje se është ndarë nga sponsori i saj global, al-Qaeda, dhe se është duke e ndryshuar imazhin e vet në një përpjekje për të mos qenë shënjestër e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga ShBA dhe forcat ajrore të Rusisë si grup ekstremist.

Ky grup xhihadist është duke bërë përpjekje që ta largojë vetën nga lista amerikane e ekstremistëve duke e ndryshuar imazhin e vet, shkruan Europa.newsweek, përcjell Express.

Ndërkohë, lideri i al-Nusras, Abu Mohamed al-Jolani, e bëri paraqitjen e parë të tij në një video për këtë grup duke njoftuar se grupi po ashtu e ka ndërruar emrin në “Jabhat Fatah al-Sham”, [Fronti për çlirimin e al-Sham], duke e përdorur një term të vjetër për rajonin e Levant.

“Ne kemi ndaluar së operuari nën emrin Fronti i al-Nusras, dhe kështu kemi formuar një organ të ri… ky themelim i ri nuk ka marrëdhënie me asnjë palë të jashtme,” tha ai në një mesazh të incizuar i cili u transmetua në kanalin arab të Al-Jazeera./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...