Arsenali vetëm barazim

PUBLIKUAR

Arsenali nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim me Southamptonin.

Të besuarit e Arsene Wenger e nisën shumë mirë ndeshjen duke i radhitur rastet para portës se Fraser Forster.

I pari që provoi ishte Mesut Ozil, por gjuajtja e tij nuk përfundoi në rrjetë.

Në këtë pjesë lojë raste të mira i kishin Sanchez e Giroud, por pa sukses.

Në pjesën e dytë revolveristët e rritën presionin në portën e Southampton.

Giroud provoi i pari, por Foster ishte në vend. Në minutën e 67 rast shumë të mirë kishte edhe Theo Walcott, por dy gjuajtjet e tij u ndalën nga portieri mysafirë.

Dy minuta më vonë edhe Laurent Koscielny nuk shënoi nga afërsia me kokë.

Pak para fundit edhe Sanchez kishte rast shumë të mirë, por nuk shënoi.

Arsenal pas barazimit ka rrëshqitur në pozitën e katërt me 45 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...