Arsenali vë kontaktet e para me Realin për një rikthim sensacional të Hazard në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Arsenali thuhet të ketë kontaktuar me Real Madridin lidhur me një transferim sensacional të Eden Hazardit në verën e ardhshme.

Lideri i La Ligas planifikon ta lejojë largimin e ish-lojtarit të Chelseat pas tri viteve zhgënjyese në Santiago Bernabeu.

Faqja franceze, Foot Mercato, raporton se Topçinjtë tashmë e kanë bërë kontaktin e parë në bisedimit ndërmjet dy palëve.

(Foto: Instagram/hazardeden_10)

Porse deri më tani nuk ka ndonjë progres të mëtutjeshëm lidhur me situatën, vetëm se klubi anglez është vërtet i interesuar për 31-vjeçarin.

Mikel Arteta është i interesuar ta përforcojë fazën ofensive dhe futbollisti belg është një nga emrat që shpreson t’i ndihmojë skuadrës për ta bërë konkurrente për pozitat e para në tabelë në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, edhe Newcastle United është përmendur si destinacion i mundshëm në rast të rikthimit të Hazard në Ligën Premier.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...