Rafinha, mesfushori brazilian i Barcelonës, mund t’i bashkohet Arsenalit gjatë kësaj vere
Sipas Sky Sports News, Arsenalit i është ofruar shansi që të transferoj mesfushorin e Barcelonës, Rafinha.
Sky Sports shkruan se Barcelona do të dëgjojë ofertat për brazilianin, të cilat do të jenë mbi 30 milionë euro, përcjell Express.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu më herët ka thënë se Rafinha nuk do të shitet. Por, vet lojtari ka lënë të hapur gjithçka.
“E ardhmja ime është e hapur dhe vetëm Perëndia e di se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Rafinha/
Braziliani nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës së Barcelonës për turneun e tyre para-sezonit në Shtetet e Bashkuara, pasi aktualisht po shërohet nga lëndimi në gju. /Express/



