Arsenali shokon të gjithë, e dëshiron Luizin

PUBLIKUAR

30 milionë funte, kaq ka bërë gati Arsenali për David Luizin.

Lajmi për interesimin e Arsernalit për David Luizin ka shokuar të gjithë në Angli, duke zënë në befasi edhe Manchester Unitedin, Juventusin e Real Madridin, që interesohen gjithashtu për brazilianin.

Sipas asaj qe raporton “Daily Express”, Arsenali ka bërë gati 30 milionë funte për mbrojtësin e “Bluve të Londrës”, i cili ka bërë vetëm tetë paraqitje këtë edicion në Premierligë, duke mos u pëlqyer shumë nga Antonio Conte.

Raportohet se marrëdhënia mes Luiz e Contes nuk është e shëndetshme dhe Arsene Ëenger do të tentojë ta shfrytëzojë këtë për ta transferuar mbrojtësin brazilian në “Emirates Stadium”.

Luiz raportohet se gjithashtu është prioriteti kryesor i Jose Mourinhos, pas lëndimit të rëndë të Eric Bertrand Bailly, që do të jetë jashtë fushave për disa muaj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...