Arsenali rivalizon Liverpoolin për sulmuesin e Sassuolos

PUBLIKUAR

Gregoire Defrel vazhdon të jetë në shënjestër nga shumë klube angleze.

Sipas Daily Mirror, interesimi i Arsenalit çdo ditë e më shumë po rritet për sulmuesin e Sassuolos.

25-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë këtë sezon dhe kanë mjaftuar këto shifra për të bindur edhe një herë skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger.

Për ish-sulmuesin e Cesenas mbetet gjithashtu i interesuar edhe Liverpooli i Jutgen Klopp.

Çmimi i tij është rreth tetë milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...