Arsenali planifikon transferimin e Allan Saint-Maximin

PUBLIKUAR

Allan Saint-Maximin raportohet se ka përfunduar në radarin e Arsenalit.

Klubi londinez po e konsideron reprezentuesin e Francës si një objektiv të mundshëm për afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Mikel Arteta thuhet se dëshiron të forcojë fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm, që të jetë sërish konkurrent për trofe.

Sipas “Fichajes”, Arsenali do të ishte i gatshëm të shpenzojë 30 milionë funte për Saint-Maximin.

26-vjeçari është pjesë e Newcastle United nga viti 2019, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi francez, që këtë sezon po përballet me lëndime të shpeshta, është paraqitur 20 herë në Premierligë, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...