Mesfushori anësor Rolando Aarons ka shpërthyer këtë edicion në Ligën Premier.
Ylli i ri i Newcastle United, ka qenë vendimtar në disa ndeshje për ‘Laraskat’, me asistimet e tij dhe dy golat e shënuar.
Ai ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez Arsenal që synon transferimin e tij në verë.
Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Arsene Wenger ka bërë gati një ofertë për transferimin e Aarons në Londër.
20-vjeçari pritet t’i kushtojë rreth 20 milionë funte Arsenalit për ta transferuar në ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi/


