Arsenali nuk e shet Vermaelen te United

PUBLIKUAR

1

Arsenali nuk dëshiron t’ia shesë mbrojtësin Thomas Vermaelen rivalit të Ligës Premier, Manchester United.

Sipas London Evening Standard, Arsenali dëshiron ta shesë mbrojtësin belg, por do të pranojë ta dërgojë atë në Old Trafford vetëm nëse nuk gjen blerës tjetër.

28-vjeçari dëshiron të largohet në kërkim të futbollit të rregullt, pasi bëri vetëm shtatë starte në Ligën Premier sezonin e kaluar, me Per Mertesacker dhe Laurent Koscielny që ishin të preferuarit e Arsene Wenger.

Kapiteni i klubit ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe edhe pse Wenger ka shprehur dëshirë t’ia vazhdojë kontratën, belgu ka vendosur të largohet.

Vermaelen është i hapur për United, por Arsenali preferon ta shesë atë jashtë dhe dëshiron të përjashtojë shitjen e kapitenit të dytë brenda tre viteve te Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...