Arsenali njofton zyrtarisht largimin e Aubameyangut

PUBLIKUAR

Arsenali e ka bërë edhe zyrtar largimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.

Përmes një komunikate për media, Arsenali tregoi se Aubameyang është larguar nga klubi me një marrëveshje të ndërsjellë, megjithatë nuk tregoi se do të luajë për Barcelonën.

“I urojmë Aubës gjithë të mirat për kapitullin e ardhshëm në karrierën e tij dhe e falënderojmë për kontributin e tij në klub”, thuhej ndër tjera në njoftim.

Auba ka qenë kapiteni i “Topçinjve” për dy sezonet e fundit e gjysmë dhe ka bërë 162 paraqitje, duke shënuar 92 gola në të gjitha garat.

Auba iu bashkua Arsenalit nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018 dhe fitoi Këpucën e Artë të Premier League në sezonin e tij të parë të plotë në 2018/19. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...