Arsenali në bisedime me përfaqësuesit e yllit të Bayer Leverkusenit

PUBLIKUAR

Arsenali raportohet se po ruan interesimin për Moussa Diabyn.

Sipas gazetarit Christian Falk, përfaqësuesit e sulmuesit të Bayern Leverkusenit vazhdojnë të jenë në kontakt me klubin londinez, transmeton Gazeta Express.

Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia e një lëvizjeje të mundshmë në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetarit gjerman, “Topçinjtë” ende nuk ka vendosur përfundimisht për objektivin e tyre në sulm, pasi po eksplorojnë edhe mundësinë për transferimin e Julian Brandt nga Borussia Dortmundi.Diaby ka shënuar 11 gola deri më tani dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 32 paraqitjet e tij me Leverkusenin në të gjitha garat këtë sezon.

23-vjeçari me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...