Arsenali mposht Bayernin në mënyrë dramatike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë...

Kryetari Imri Ahmeti pret në takim përfaqësuesit e KFF “Ulpiana 1992″

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit...

Arsenali e mposhti Bayern Munichun në International Champions Cup (ICC), falë një goli të vonë të Eddie Nketiah.

Eddie Nketiah e shënoi një gol në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia dhënë skuadrës së tij, Arsenalit, fitoren me rezultat 2:1 kundër Bayern Munichut në ICC, të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Nketiah shënoi në minutën e 88-të të ndeshjes për klubin anglez në Dignity Health Sports Park në Kaliforni.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, hyri në lojë me skuadrën e tij më të mirë dhe kjo iu shpërblye në fillim të pjesës së parë, kur mbrojtësi i Bayernit, Louis Poznanski, shënoi një autogol dhe i kaloi londinezët në epërsi.

Por, gjiganti gjerman e barazoi rezultatin e ndeshjes përmes golit të Robert Lewandowskit, i cili e bëri një goditje të bukur me kokë në minutën e 71-të.

Megjithatë, Nketiah ia fitoi Arsenalit këtë ndeshje me një gol të vonshëm, vetëm pak momente para fundit.

Arsenali ishte skuadra më e gjallë nga të dyja në fushë dhe në fund u shpërblye për paraqitjen e mirë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...