Arsenali me ofertë për Jorginhon në janar

PUBLIKUAR

Arsenali e ka intensifikuar interesimin për mesfushorin e Napolit, Jorginho, mirëpo transferimi në janar vështirë se mund të ndodhë.

23-vjeçari po kalon formë të shkëlqyer nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe kjo ka bërë që shumë klube të interesohen për të.

Mes tyre janë edhe Topçinjtë, të cilët në javët e fundit e kanë përcjellë nga afër lojtarin.

Sipas The Mirror, interesimi sa vjen e shtohet, ashtu që Arsene Wenger do të dërgojë një ofertë në drejtim të Napolit që në afatin dimëror.

Krerët e Partenopei nuk janë të interesuar ta lëshojnë lojtarin gjatë dimrit, pasi duan të përpiqen ta fitojnë titullin e Serie A këtë sezon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...