Arsenali me barazim merr kreun e Ligës Premier (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Arsenali ka barazuar edhe në xhiron 22-të të Ligës Premier.

Pas barazimit dramatik me Liverpoolin, Gunners kanë lënë pikë edhe kundër Stoke Cityt duke barazuar pa gola, 0-0.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit këtë nuk ia arritën dot në saje të mbrojtjeve të hekurta të ekipeve respektive, raporton Telegrafi.

Olivier Giroud humbi dy raste të pastra para golit të portierit, Jack Butalndit, i cili nuk lejoi që të tundet rrjeta e Stokes.

Kjo e fundit kishte edhe ajo rastet e veta, por të cilat nuk mundën ti konkretizonin shkaku i portierit të Arsenalit, Petr Cech.

Vlen të theksohet se në këtë takim mungoi edhe sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shkaku i një lëndimi të vogël nuk mundi t’i ndihmonte bashkëlojtarët tek Stoke.

Pas këtij barazimi, Arsenal ngjitet në pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 44 pikë, po aq sa ka edhe Leicester City i vendit të dytë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...